Një Shekull Me Muzikën Tënde Poem by skender iljaz braka

Një Shekull Me Muzikën Tënde

Një shekull muzikën tënde kam sjell nëpër mënd.
Një shekull epshet e saj të shfrenuara
kam mundur të dëgjoj i vetmuar.
Që prej ditës kur frymëmarrja
mu kthye në kristale të ngurtësuara.
E terrinën e heshtur trotuarit të vrazhdë,
kumbim i mprehtë i tyre në dysh e ndau.
Ti takimit s’si erdhe asaj nate,
kur qytetit të përgjumur një vetëtimë iu thye.
Në cilat kordinata i humbe lumturisë sime?
Pas cilës pamje afsh i dashurisë tënde shkriu?
Brënda teje agonia mëkatin kryqëzoi.
Ndërsa djalli i zi të kërkonte mëshirë.
Pluhurin e trishtimit shkundëte muzugu përthinjur,
mbi hekurat e flokëve të mi dhe buzën e dridhur.
Nuk ishe ti, kur qerpikët e hollë,
si degëzime të rënduara palmash më ranë.
Ti nuk ishe, kur përdhëmbshëm çapita
gjer tek një fund udhe si i marrë.
Kripësinë e lotit - mall kam gëlltitur,
gjer ditës kur e pamëshirshmëja ikje,
kapriçioze do na vinte ball për ball,
prej zinxhirësh të të njëjtit fat, lidhur.
Unë mbi një kreshtë të përmbysur vale.
Ti në tjetrën anë, si pulëbardhë për toke platitur.
Një shekull me muzikën tënde kam jetuar.
Këtë botë të qelbur milona here duke mallkuar.

Wednesday, May 28, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success