Një Metër Katrore Toke Poem by skender iljaz braka

Një Metër Katrore Toke

Një metër katrore toke, ju lutem më jepni
për të luajtur vallen e vjetër të shqipeve!
Dhe do të shihni se si ajo do të ndizet
prej ritmit dhe prej gjëmimeve.
Një hark ylberi profilesh, tiparesh, karakteresh
ka për ta rrethuar duke pikuar djersë dhe gjak.

Do t'u tregoj më pas kur të mblidhemi rreth zjarrit
si mbeti mbi shkëmb një zëmër nëne e coptuar prej mallit.
Si një vajzë u hodh prej shkëmbit,
si dy burra majëgishtat e tyre prenë
për t'i dhënë njëritjetrit fjalën dhe shpirtin e vllamit.

Një metër katrorë tokë më lini
prej tokës sime të zezë dhe të djegur!
Do tu tregioj për harmoninë e gurit të bardhë të malit.
Për besnikërin naïve në legjendën e Rozafës
dhe fisnikërinë që derdhet përtej grykës së etur të livadhit.

Do t't tregoj si arratisen buzëmbrëmjet
me profilin e Bjeshkëve të Nëmura.
Si bie e ngrihet prej varresh të harruara
përgëdhelimat e djegura dhe të ashpëra të flladit.
Si përcëllohen dashurit mes erërave të thata dimërore
Si jeta gëlon dhe vdes mes shpresash të vakëta,
të mbushura plot këngë të thjeshta baritore.

Një metër kub ajër më lini për të kënduar
këngët e gjyshërve të mi mjekërrbardhë!
Dhe do të shihni se si korbi do të drithërohet majë kuvlisë
Se si në akujt e shkretëtirës do të shuhen
sytë e paturpshëm të banditit dhe të kusarit.

Wednesday, June 18, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success