Nga Libri Qyteti Im - Romance E Perjetshme Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Romance E Perjetshme

Romance e perjetshme

Nëpër kreshta valësh rritem.
E nëpër kreshta valësh vdes.
Pas sharmit tënd unë çmëndem.
E i çmëndur prap të pres.
Mes ëndërrash nëpër gjum rrëzohem.
Ashtu rrëzuar, imazhin tënd unë ndjek.
Prej imazhit që më humb përmëndem.
Përmëndem prej zjarrit që më djeg.
Me lotin luaj buzë mbrëmjesh.
Buzëmbrëmjesh ti luan me sytë e mi.
Nuk e di sa e largët më është vdekja,
por që do të vdes me ty në sy, e di.

Monday, July 7, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success