Nga Libri Qyteti Im - Qerpikeve Te Tu Te Ulem… Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Qerpikeve Te Tu Te Ulem…

QERPIKEVE TE TU TE ULEM…

Udhëve të botës ngado ku u enda,
shkumën e duarve të tua të kaltra
dhe imazhin e valëve të muzgjeve të vona,
me lot mërgimtari, prej mallit tënd, i njoma.

Vij sot të puth sytë prej lotësh të përkripur,
si një trëndalif i lagur, të prek buzëve të tua
që zjarrmojnë në përvëlim.
Të puth ujërave flakëruese, koralet e zvetënuara
e mbi qerpikët e tu prej shkume të ulem,
të thith dritën e një ylli të heshtur, pa shkëlqim.

E ndjeva zërin tënd, o det i brigjeve të mia!
Këtë psherëtimë të zemëruar, të trishtuar e ndieva,
siç ndien nëna rënkimin e birit të saj në djep.
Petalet e bregut dhe stërkalat me të cilat kam kënduar
' Përjetësisht të dua, o i magjishmi, o i mi det! '

Me veshje të vjetra emigranti të rropatur,
t'u ktheva i lodhur prej mallit që më ka marrë.
Një mal me të fshehta të përvuajtura ngarkuar,
të solla dhuratë kësaj nate transparente, të bardhë.

Të jam kthyer djalosh i heshtur, i menduar,
për të gjetur përsëri gjithçka që kam të shtrenjtë.
Përkëdhelitë e tua që shumë më kanë munguar,
dhe thellësitë e kristalta ku ngula thellë rrënjët.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success