Nga Libri Qyteti Im - Prej Madheshtise Tende Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Prej Madheshtise Tende

PREJ MADHESHTISE TENDE

Ngaherë diçka forcërisht më rrëmben drejt teje.
Dhe magjishëm më thith horizonteve të pafundëme.
Harbon zemra ime, prej valëve, kafshuar nëpër terre.
Mbi paranoja bredharake, hapsirave të zhurmëshme.

Përtej madhështis tënde, që shpirtit m'a gulçon.
Nën netët e mbushura me gjëmime shkepëtimash.
Ti deti im, me çfarë magjije kaq rënd më përvëlon
Dhe mbi dallgët më përplas me zëmërim vetëtimash.?

Dhe unë nuk di, përse klithmat e tua dua t'i dëgjoj.
Të rend pas psherëtimës së fundit të vajit të koraleve.
Atje ku mes heshtjes ulërasin misteret e ngatërruara.
Thellesive kërënuese dua, të çvarros udhët e fateve.

Tempull i hyjnive të mija, prej algash e perlash ndërtuar.
I magjepsur si një femijë, përpara këmbeve të tua falem.
Për të marrë prej teje gjithçka që ditës më ka mungur.
Prej afshit tënd, në udhën e përditëshme të mos ndalem.

Herë në një copë shkëmb më shndërrove mes tallazesh.
Si Anteu më ngrite, prej diellit përbindshëm zëmëruar.
Herë si një zgalem, më mbajte mes dallgëve të ashpëra.
Ti deti im, prej fuqisë së tokës, asnjëhere s'më ke lëshuar.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success