Nga Libri Qyteti Im - Pas Enderres Se Minerves Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Pas Enderres Se Minerves

Ish dora e zotit që shkroi paragrafet e mëkatit:
Ti e divorcuar…
Unë i mallkuar prej fatit…

Minervën se kisha parë kurrë të përlotur.
Nëpër sy i rridhnin të freskëtat rryma të jetës.
Prej luftërash të vjetra ish tkurrur e ngurosur.
Tani llahtari i një ëndërre befas e kish zgjuar.
Makthi dhe trishtimi i diteve tona të mundimshëme,
me kohë trubullirash dhe përmbyrjesh të mëdha,
me kohë dhimbjesh, ku fjala kthehet në gërmadhë,
ku heshtja prej heshtjesh bëhet më e rëndë se vdekja
dhe thashethemnajat kthehen në grykësira të përbindëshme

Më shëmbëllen statuja me ëndërrat e mia të frikshëme.
Se tregim i shkurtër ish pasqyra e thyer e viteve të mia.
Si gongola me mbingarkesen e parajsës tënde të humbur.
Ne lidhur prej fatit shkonim bashk e dashur gjer atje,
ku rrinte duke pritur vdekjen, vdekja ime, e vdekura.
Atje ku psikozat e lashta mes tabuve të helmëta ishin tretur
dhe gojët e vrerosura jargoseshin nën kalbëzime të hekurta.

A s'ish gjithë jeta jote një keqardhje e pangushëlluar?
A se dije ti se nën rrogoze të lagësht flinite e poshtëra?
Prej jetës e lënduar, nën paprekshmërin e kararakterit.
Ty e divorcuara, ty e mbetura më e përgojosura,
ende zemra të rreh nën përpëlitjet e mallkimit.
Ty shënjtëri, që asnjë grimë dheu, prej dheut nuk je
një shënjtëri nën shkrumbëzimet e padenja të dënimit.

Minervën se kisha parë kurrë të përlotur.
Ndaj të prita, të shkonim bashk deri tek të imtat lulevjollce.
Si ngjashmëria që të pangjashmen pret e përcjell nëpër terr.
Shkelur djerrinave të skllafvërisë, ku prehet e liga, e ndyra.
Nën këmbët të ndjejm rënkimet e fateve tona të vidhisura.
Dhimbjet e shkrumbëruara dhe përvëlimin e puthjeve në ete

Monday, July 7, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success