Nga Libri Qyteti Im - Bukuri E Pikelluar Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Bukuri E Pikelluar

Bukuri e pikëlluar…
si një pulëbardhë e përzishme
që mbi kreshta valësh vërtitet,
endesh trishtimit tim të thellë.

Limazhdës së bardhë më tërheq
për t'më kthyer në një copë akulli të ftohtë.

Ulur në ishullin tim të vetmisë,
mbedhur mendimesh të papërcaktura,
kurmi yt më thërret për t'më zhytur
oqeaneve të pafundeme të çmëndurisë.

Një mijë vjetë me ty kam jetur
dhe njëmijë vjete do t'më duhen
që me ty të vdes.

Monday, July 7, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success