Nga Libri Qyteti Im - ++35 Korifenjë Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - ++35 Korifenjë

++35 korifenjë.


Me pikëllimin e heshtjes
ata hyjnë nga një deriçkë,
të bindur mbajnë vesh e dëgjojnë.
Nuk çuditen prej mjaullimës së menteshës,
as prej njollave të ndryshkut,
që kanë spërkatur ngado fytyrën e vjeshtës.
Nuk çuditen nga luginat e përlotura të natës,
as prej rrugicave ku humbasin drejtimin fjalët.
Sa herë i kanë shuajtur zjarret nëpër natë
dhe me ëndërra të hidhura
fytyrë ia kanë lagur kohës dhe qiellit.
Me kënaqësinë e vuajtjeve kanë zbritur ngadalë,
nëpër ca udhë të vdekura kanë shkuar drejtë ferrit.
Atje ku dhe mehja e gjakut ka njollat e diellit.
Gjer tek mua mbrrijnë jehonët e këmbanave
dhe cipëzat epshërore të lugëve të kuzhinës.
35 fretër janë pak a shumë 35 nxënës,
që të revoltuar tentojnë të demonstrojnë një dekorë.
si të jenë një trup i vetëm,
kur kokat u bien e u përplasen mbi dërrasë,
ku prej urisë dhe lodhjes s'i ndjenë më muskujt e tyre të vdekur.
Ky është më i vjetëri ritual që s'mund të ndalet.
++35 të prangosur që nga 35 deriçka hyjnë në një klasë,
me vrunduj të pandalshëm ëndërrash,
a nuk janë një trup i vetëm,
që hynë në një klasë të vetme
me vetminë e natës së mistershme.?
Janë 35 -së që koridoreve të shkollës ulërasin,
si 35 pëllumba që nën një çati të rrënuar guasin.
++35 martirjanë nuk janë 35 jeniçer.
Ata janë ++35 revolucionar.
Janë ++35 korifenjë që kohën me grushte këngësh godasin.
C'kisha ndër mënd të thosha vallë.?
Ah, ç'më humbi kuptimi i saj.
Koridori dhe deriçka e vjetër ku hyjnë e dalin njerëz.
Dhe ky i vjetëri ritual...
Ku ne kërkojmë të lindim e të vdesim Njerëz.

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success