Ne Ditet Me Te Erreta Te Jetes Sime Poem by skender iljaz braka

Ne Ditet Me Te Erreta Te Jetes Sime

Në ditët më të errëta te jetes sime…

I ndrydhur ne vetvete prej një goditjeje fatale.
Padrejtësisht i denuar prej një ndërgjegjeje brutale.
Mbërthyer mes zërash përçmues të një degradimi.
I flakur mes ndotjesh, lënë pa një shpresë ngushëllimi.
Mes të gjithëve më i heshturi, me heshtjen e mermerit.
Thell shpirtit i perveluar prej flakëve te ferrit.
Zbehur ndjenjash, pa pike më të vogël të dëshirës.
Përhumbur shikimi mbi buzët e përgjakura të errësirës.
Vrerosur si qielli i përpir prej tërbimit të reve të nxira.
Ne ditet e fundit, ne oret e mbetura, ndër me të vështirat.
Ndjekur prej te ftohtin të paravdekjes, jetën pa parëçmuar.
Varrosur mes yjesh dritëshuar dhe vdekjes së afruar.
Mbuluar nën terrin e natës mes dhimbjesh duke renkuar.
Duart zgjata përtej kufijeve te horizonteve te ngrira.
Dhe pse mbetur te pangushelluara gjithë lutjet e mija.
Hetoja rrokullisjen e diellit me nxitimin e renies se lire.
Në kufijte e te pamudëshmes, djegur prej flakëve të mundimit.
Mes sakrificave dërrmuese dhe ëndrrave te zgjimit.
Shpresat tërhiqja, mbi te pashkelurat udhë të rrëzimit.
S'mund te qendroja nën trusnin e natës së pandriçuar.
Mes qindëra plagëve, që veç prej meje duheshin shëruar.
I bëra zë hovit, në apel thirra gjithë fuqitë e shteruara.
Në emër te jetës, kontratë me mbijetesën firmosa.
Mbi përbaltjen të ngrihem, pa derdhur lot ngashërimi.
Si në luftë në armë i thirrur, pa një gërhamë trishtimi.
Me gjithë ç'më kish mbetur, betejat për të filluar.
Si kapedan i furtunave mbi te ligën për të triumfuar

Thursday, July 10, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success