Në Sytë E Tu Poem by skender iljaz braka

Në Sytë E Tu

Në jetën time ti hyre kaq papritur.
E ditët në dysh i ndava veç për ty.
Një njërën vura verën me vap të zhuritur.
Në tjerën vjeshtën e zverdhur në sy.

Unë, zemrën tënde me poezi përgëdhela.
Të djeshmet i mbylla sunduqeve të mykur.
I flaka mëkatet si gjethet, që tutje hedh era.
Përbuzëshëm siç hedhim një send të ndryshlur.

Më the, mbi gjithçka do të dua më shumë.
Në hambar të shpirtit më hyre në thellësi.
Prej tij rrëmbeve çdo të shenjtë që kisha unë.
Dhe qerpikëve të tu të fjetur u'a bëre stoli.

Në sytë e tu çdo ditë shuaj mallin.
Ti aromën e vuajtjeve, në heshtje rri tret.
Nuk di pse koha na ndau, si rrufeja malin.
Si muzgu i egër, që buzëmbrëmjen godet.

I qeshëm lojes sonë për vite me radhë.
Larguam mallkimin, që shpirtin e vret.
Të dashurova marrëzisht si engjëlli pa faj.
Ashtu siç di të dashuroj vetëm një poet.

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success