Nëse Ti Më Do Me Të Vërtetë. Poem by skender iljaz braka

Nëse Ti Më Do Me Të Vërtetë.

Nëse ti më do me të vërtetë.


Nëse ti më do me të vërtetë.
Një çast s'do të mundesh të rrish pa më kujtuar.
E nëse gjumi rëndë s'të kthehet në rrëmet
Mos më thuaj se ditët pa mua ke jetuar.

Përpara ca gjërash të ndryshkura mbylli sytë
Minutat mbrapsh nis e numëro e tensionuar.
Përpara syve mba imazhin tim të vrenjtur.
E mërmëriti në heshtje kujtimit tim të paharruar.

Nëse ti më do me të vërtetë.
Mijërat e kilometrave në qofsh larg.
Në centimetra do të mundesh të t'i kthesh.
Nën një qetësi rrënqethse mos më rri e trishtuar.
Syve të tejmbushur me dashuri pritshmërin do të shpërthesh
Se shirtin prej vdekjes s'do të mundesh ta mbash të robëruar.

Nëse ti më do me të vërtetë.
Veten përjetësisht s'mund t'a mbash
Pas hekurash të burgosur, nën torturë.
Në vetminë tënde pikturo një copëz det
Sillma dhe fol me mua që kam vdekur mbi një gur.

Saturday, August 30, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success