Në Emër Të Drejtësisë Poem by skender iljaz braka

Në Emër Të Drejtësisë

Dalngadalë ndaj gjithçkaje njerëzore njeriu po e shuan besimin e tij.
I thelli dëshpërim arratisur prej demonësh, ku dhe ferri paragjykohet.
Ditë, muaj, vite, përpara syve si një kalendar i çngjyrosur i shkojnë.
Si një eklips dielli, fytyra e kohës dhe mendimi i shplar, i ravijëzohet.

Shpesh u kam thënë, se unë vet jam shëmbëlltyra e të marrit.
Ca më shume se një gjykatës i zhgarrafitur në fasada muri periferish.
Robi i marrë peng prej krimit, që dhe mbi mua vendos masën e dënimit.
Se jam shpirti rrebel i dishepullit të degjeneruar prej vesit të babëzisë.

S'më intereson fakti, e vërteta që dikush e quan të pamohueshme.
Në sallën boshe, ulërasin kufoma të padekompozuara në emër të drejtësisë.
Por ligji jam unë mëkatar! Ura mes jetës dhe vdekjes, e pashkëputëshme.
U kam thënë se jam faroni, që jetoj vetëm mbi pushtetin ëmëlak të pasurisë.

Ju kam thënë se jam çmënduria e përditshëme që kohën tmeroj.
Giotina e gjithkujt që rrugëton si gjarpëri udhës së mundimshëme.
Jam nata e kafshëruar, që damarët e jetës në miljona copëza coptoj.
I magjepsuri i tiranisë, që jetën errësirës ia fsheh në mënyrë të përbindëshme.

Kohë e mpiksur në brendësi të shpirtrave dhe mëndjeve të helmuara.
Më imponon vazhdimisht të thëthis helmin vdekjeprurës të shkatërrimit.
I vetëdijshëm se asnjë mëndje e nënshtruar kurrë s'ka për të më besuar.
Mbi qytetërime të zhdukur kërkoj të ngre frymën e mirëkuptimit.

Tuesday, July 22, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success