Mesueses Poem by skender iljaz braka

Mesueses

Mësueses…


Një ditë u larguam..
fluturuam si zogj në shtegëtime të largëta.
Puthje dhe lotë si gurrat e malit,
shpërthye prej syve tanë asaj dite.
Nga shpirti gjithçka të bukur nxuarëm.
U nisem.
Konturet e së ardhemes tonë për të përvijuar.
Arterieve të atdheut, t'u shtonim gjak,
prej gjakut tone të grimuar.
U larguam saj dite qershori.
Me vete ne muarëm vetëm
buzëqeshjen tënde të ngrohtë
dhe ca copëza kujtimesh,
që ditareve të vegjë shkruam.
Do të vijm një ditë.
Sërishmi do të ulemi në k'to banga
ku gjithçka kemi lënë.
Ku të parat dashuri i lidhem me vargonjë
dhe atëherë të heshtur do të pyesim:
- Mësuesen e dikurshëme ku mund ta takojmë?

Monday, July 21, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success