Me Kujtimin Tënde... Poem by skender iljaz braka

Me Kujtimin Tënde...

Me kujtimin tënde...

Kujtimet, si më të bukurat smeralde,
në një copëz letër i mblodha.
Me mallin e zemrës i pështolla
dhe me yjet e qiellit doja te shkruaja veç një fjalë.
Atë që nuk munda të të them,
atëherë kur të kisha aq pranë.
Dritë-hija jote tmerrësisht më mundonte.
Më bëntë që me lot të ngrohtë
të njomëja jastëkët e bardhë.
Ikja jote, hapsirë e pafundeme
mbeti thellë shpirtit tim.
Më i thelli hon, që s'pranonte kapërcim.
Hije e pakapëshme,
si një vello e purput mjegulline në agim.
M'a grishin mallin per ty dy iniciale,
që gdhëndëm në pemën tonë.
Atje ku shkoj shpesh dhe shoh
ëndërrat e mia të përpeliten,
si te goditura prej një dore dimërore.
Atje ku era mbi mua prëplaset si e marrë.
Veten pyes çdo mbremje.
A do te kthehesh një ditë tek mua ti vallë?

Monday, July 21, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success