Mbi Gjethe Të Kalbura Shkel Poem by skender iljaz braka

Mbi Gjethe Të Kalbura Shkel

Mbi gjethe të kalbura shkel,
udhëve të fshatit tim të murrmë.
Prej dore mbaj një fëmijën të vogël,
fëmijën e mijëra shekujve të vdekur.
Trupi i tij lakuriq shkëlqen midis gjetheve
dhe shtëpive të gurta që shëmben.
Eshtë era e hapsirave të largëta,
që kridhet në një rrjedhë uji të tejdukshëm,
atje ku jeta e botës nuk arrin dot.
Ndezur prej një shkrepje të beftë,
retë hedhin hijet e tyre vraparake.
Unë me fëmijën përdore shkel.
Shkel mbi gjethe të kalbura,
teksa mu kujtua pëllitja e një lope.

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success