Martirizimi I Prometheut Poem by skender iljaz braka

Martirizimi I Prometheut

Martirizimi i Prometeut.


Kryqëzuar majë shkëmbit të bardhë,
ti mes dhimbjesh rriteshe,
ndizeshe flakadan.
Drithmat e trupit, të përgjakurat gjymtyrë
tokës së lagësht ia përcjellin…
Mbi qepallat e pagjumëta vallen e vdekjes hidhte era.
Vetëm flokët e tu të gjatë, si klithma mes vetëtimash,
putheshin me rrufetë që ndiznin detërat.

C'brengë shpirtin ta brente Promete!
Prej ç'krenarie, zjarri shpirtin ta dogji
dhe zogu i mbretëris së qiellit, zemrën ta coptoi?
Cila flakë përvëluese shikimin ta ndriçoi
dhe padurimin ta treti, me pandehmën
se zjarrin i pandershmi ta vodhi?

Deri në vdekjen tënde të ngadaltë,
i kryqëzuar mbete Promete.
Rrebeluar prej padrejtësish.
Sulmuar dhe grryer prej hajnish.

Thursday, July 17, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success