Marsi I Trisht Poem by skender iljaz braka

Marsi I Trisht

Si ndodhi fillimisht s'e mbaj mënd,
Kujtoj një det të trazuar njerëzish
në një mot të trisht.
Në një mot pa mot, humbur përjetësisë.
Kalatat përpinin me zhurmime akualiptike
dhe moli i plakur digjte vegimet e pafundësisë.
Dridheshin gjymtyrëve të mija gjithë djajtë e marrosur.
Mbi ca dragonjë të mëdhenjë këndoheshin këngë magjike.
Mes ulërimash shkonin, nën mërmërimat e kodit
të urdhërave të përnatëshme.
Vidhisur kohërave të herëshme biblike.
Mes atij deti njerzish lundroja dhe unë.
Shashtisur prej një nxehtësi joshëse të ferrit,
pa përfillur fatkeqesitë e tmerrshme.
Mes një reje pluhuri imagjinoja parajsën e kozmosit
dhe udhë të shtruara me shkëlqim të mermerit.
Pastaj një Karaka direkthyer,
me cima të copëtura prej marrëzis së largimit.
Zhytur thellë detit të trazuar me një stuhi rënkimesh,
duke notuar ne ajerin e stuhise,
i mbytyr në pusin e thellë të braktisjes.
Larg, vetëm një dritë pulsonte.
Si i veti dëshmimtar i ditëve të rrëmetit.
Ishte fari ngritur mbi kodrën mjerane të qytetit.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success