Loti I Kurbatkës Poem by skender iljaz braka

Loti I Kurbatkës

Loti i Kurbatkës

…..dhe ajo më pyeti:
- A ta zuri syri ndokund kurbatin tim zeshkan?
Si lisat e gjatë të Shelegurit ish i ngrati.
Mustaqet i nxinin gjer maj Vojskovarit.

Karvani i tij thonë se përtej Danubit humbi.
Ku si valë dritash të zbehta bien e lëpihen kreshtat.
Më thanë se mbeti shkrepave të hirt të Kaukazit.
Andej nga ku brodhi me vetmin e tij të frikshme.
Si skifteri mugëtirës pa diell, shtigjeve të verbërta.
Llullën prej shqope duke mbajtur buzëve të çara
E bashk me të dhe këngën e tij të fuqishme.

…..dhe më tha ngadalë:
-Si sot më kujtohet puthja e tij e parë.
Me gjethe fieri ngritëm shtrat buzë Devollit.
Prej natës, me dritën e kuqërremtë të yjeve u mbuluam.
Ja atje…Atje më vërviti dhe më shqeu,
siç shqyen luaneshën e tij, luani i zi i savanës.
Për hërë të parë ndjeva se ç’do të thotë prekje.
Prekje më të nxehtë se metali në prrushin e farkës.

Përmes ngazëllimit të tokës e të lumit më iku.
Kur dielli qepallën e rënduar shkundëte mbi muzg.
Iku me betimin për besnikëri gjer në varr.
Tek përpiqesha t’ia fshihja lotin syve të tij të gurt.
Fryma, fytit tim të ngjirur, m’u tha dhe e m’u këput.

Magjia e tij shekull pas shekulli nga pas më ndoqi.
Duke më lënë të pangopur si shkretëtira për ujin.
Mbrëmjeve barkun ndjeja t’ më rritej dalëngadalë.
Dhe trishtimin e përhumbur që të tërën më dogji.

skender braka

Wednesday, May 28, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success