Lengu I Limonit Poem by skender iljaz braka

Lengu I Limonit

Lëngu i limonit...


Pikë, pikë pikon lëngu i limonit.
Në rrethin tim të dhimbjes hap rrathë valësh.
Si një kohë e ngurtësuar në një gur të stërmadh.

Mes rrathësh, bisqe të harlisur karafilësh priten.
Bien si zërat e vrazhët, që përgjigjen kërkojnë.
Bien në të njëjtët rrath ku asgjë s'pipëtinë.

Syri i honit dridhet prej tmerrit të lëngut të gjelbër.
Si në një dimër të mardhur,
gjithçka para syve të mi shkon përtej imagjinates,
ku veç lëngu i limonit kurrë nuk shteron

Në atë të pakët përhimtësi, që mbrëmja më dhuron.
Unë frymë e fundit të shpresës mbaj mbi brigje lotësh.
Dhe njëherë mundimshëm risillem nëpër Këto rrathë flakësh.
Dhe një herë në majë të gishtërinjëve
do të kridhem në këtë det të gjelbër.
Pa arritur të kuptoj pavërtetësitë e jetës.
Pa mundur të shpreh atë ç'ka kam dashur të them,
si vullkan shpërthyer prej thellësive të zemres.

Pikë, pikë pikon lëngu i limonit
në rrethin tim të dhimbjes.
Në rrethin tim të dhimbjes pikon, pikon.
Pikë.....Pikë pikon.....

Tuesday, July 22, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success