Ky Djall Makthi Poem by skender iljaz braka

Ky Djall Makthi

Nëpër grykat e thepisëshme të jetës ku shkoj.
Ndjej një shtrëngim të tmerrshëm të mendimit.
Një kular i ndryshkur rreth qafës sime të holluar
më bënë shpesh të rrënqethem prej një ankthi.
Me bindjen se s'do të marrë përgjigje veten pyes:
Përball cilit rrezik të papërcaktuar gjëndem?
Përse më kapëllon të tërin kjo frikë e ethshme?

Ky djall makthi nëpër një shteg të verbër më fut.
Në djall ky shteg i verbër ku s'mundem të dal dot.

Jetoj mes trupash të shqyer pa identitet.
Mes shikimesh përjetësisht të shuara.
Mes gojërash që përvajshëm ulërasin jetoj
dhe gjymtyrësh që shkazmës rrëshqasin.
Jetoj mes një deti konfliktesh si të jenë miljona
grimca rëre përfshirë në vorbullën e një uragani.
(Mes vorbullave të tij edhe unë gjithkund vërtitem)
Mes silueta vdekjesh çdo ditë jetoj,
braktisur si i vdekur prej kusarësh.

Ky djall makthi nëpër një shteg të verbër më fut.
Në djall ky shteg i verbër ku s'mundem të dal dot.

I përndjekur nga këto fantazma të frikëshme.
Ringjallem për të shkpëtuar prej tyre jetën time.
Jetën e shkelur prej hapash të njollosura,
që shkojnë mbi mua duke mërmëritur përçartur.
Mbi këto pirgje kalbëzimesh nga përgjumja ringjallem.
Diellin dua të shoh të më marrë në krahë.
Vetëm ai le të luaj me jetën time të nëpërkëmbur.

I lodhur nga prania e anktheve të ' kota'
Në dritaren time një grumbull pemësh shoh
nga era të valëviten në dritën e vetëtimave të forta

Ky djall makthi nëpër një shteg të verbër më fut.
Në djall ky shteg i verbër ku s'mundem të dal dot

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success