Kështu U Ndanë Udhët Tona Poem by skender iljaz braka

Kështu U Ndanë Udhët Tona

Kështu u ndanë udhët tona......


Shqetesuar nuk jam ndjer prej ngacmimeve të tua.
As prej shikimit lozanjar që më hidhje hera herës.
Dhe kur trotuarit e ndjekur prej hapave të vetmuara.
Ca dridhje zemra më kan ardhur te largeta si prej erës.

Ngacmuar nuk jam ndjer kur më rrije nën ballkon.
Dhe cigaret me radhë ndizje -fikje i shqetësuar.
Provuar kam patur atë ndjenjë, që djeg e përvëlon.
Kur prej fërshellimës tënd mendimet m'u trazuan.

Ndaj shumë të kam dashur e përsëri do të dua.
Paçka se jeta, përgjithmonë udhët tona i ndau.
Unë si dallëndyshe dherave të huaja shtegëtova.
Ti detërave s'di ku humbe, si i anijes pa marinar, kapedan.

Në këtë ndrrim viti mendoj veç për gjëra të trishta.
Se në një natë si kjo, mbi krah do të doja të mbaja gjithsesi.
Nën qiellin e ndezur prej fishekziarreve fortë të përqafoja.
Rrënqethur prej pasionesh, si ty trupa të kaltër qiellor në largësi.

Sunday, August 31, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success