Heshtja E Lumit Poem by skender iljaz braka

Heshtja E Lumit

HESHTJA E LUMIT

Heshtja e lumit,
si zëri i humbur i shkeretëtirës,
më ngjalli kureshtjen e kuptimit tënd.
Iimazhin e floknajës dredharake,
Që supesh të binte e lagur.
Dhe lumi dhe flokët e tu
e dinin se unë isha aty,
duke pasqyruar hënën në fytyrën time të ngrirë
pingul i ngritur mbi një tokë të çarë,
mbi një qivur hekuri të ndryshkur,
duke të pritur gjatë ….
Dhe ngadalë duke vdekur
si dreri i kaltër
që asaj bote i iku vetëm me një murmurimë.

Monday, July 21, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success