Gjimnazistes Poem by skender iljaz braka

Gjimnazistes

Gjimnazistes..

Ti shkoje vetmitare udhës për në shkollë.
E heshtur si pikëza e vesës qëndruar mbi petale.
Një çamtë librash parakrahëve rrotulloje.
Si të vërtisje ca ëndërra të bukura ngjyrë alle.
(Oh çamta jote prej meshini të zi)

S'mi hidhje sytë e bukur kur pranë të kaloja.
E ndrojtur ishe, a frikë prej meje kishe, nuk e di.
Vetëm një herë do të doja të më shihje.
Se shikimi mbart thellë shumë pyetje pa përgjigje.
Prej shikimit dikur lind një pemë që lulëzon,
por dhe një përrua që dhe dimrit
mund t'i thahet shtratit të tij.

Të afrohesha me ankthin që më ngjitej damarëve.
S'guxoja të të flisja, prej ndrojtjes
që më shpërthente mbi lëkurë.
Mëse një hërë me mëngjeset unë u zura.
Dhe gjak u bëra me pyetjet drejtuar reve.

Ah, veç një herë të fshika lehtaz si padashje.
Atëherë kur t'a vodha vështrimin përmes hijeve.

Monday, July 21, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success