Eja Dashuria Ime…… Poem by skender iljaz braka

Eja Dashuria Ime……

Eja sonte e imja dashuri,
o detonatorja, e çmëndurive të papara!
Me veshjen tënde të zakonshme virtuoze eja! .
Siç i vjen shpirtit të lënduar në rizgjim, kënga.

Eja me dridhërimën e melodis së saj,
që zbret e derdhet si ujëvara.
Eja në këtë përvjetor feste të përbotshme,
që s'pati kurrë ditëlindje dhe funerale të përmotshme.
Ti ajri im i rrall me dehjen shekullore!
Ti trandafili i kuq i lëndinave të gjelbërta.
Ti më i ëmbëli mjalt se mjalti i hojeve,

Eja të t'i prek buzët e tua si qershi
dhe të dehem prej verës tënde marramëndëse!
Prej mushtit të tyre i gjallë të mbetem për veten dhe ty.
Etja dhe ankthi im i pafundëm me fuqi të ethshëme.
Bredhomë lëndinave ku të rigojnë plagët e ngrohta!
Thellësive të zjarrit të varrit tënd digjëm.
Atje ku përvëlojnë përmbytjet e ftohta.

Kështu siç më shfaqesh të dua përgjithnjë.
Ndaj pas teje ngarend me dhuratën time modeste.
Kuturisur si gërrvima e vjertër e një vegle të varfër,
si jehona pa fillim e fund i një tingulli të pazëshëm,
i një violineje të trishtëme që kërkon t'i shkëputet telave.

Eja ti sonte e dashur, eja!
Si shëmbëllimi në mëngjes i molusqeve gri, eja!
Eja ti që për mua gjer në vdekje do të mbetesh
hallka e pakëputëshme, shkëlqimtarja e përjetshme.

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success