Brejtur Ndërgjegjesh… Poem by skender iljaz braka

Brejtur Ndërgjegjesh…

Brejtur ndërgjegjesh…

E mbytur nën errësirën e asaj nate vjeshte.
Përhumbur zhbiron në një hapsirë boshe pa emër.
Prej dëshpërimit e mbërthyer flet me heshtjen.
Të pandershëmen tradhëti varrosur ke në zemër.

Me buzë të përzhitura nga klithmat dhe e qara.
Një mendim i beftë pragut të vetdënimit të troket.
Në hirin e paftohur të shpirtit rikujton e vetmuar.
Natën kur aty të lash, si një dallëndyshe të shkret.

Me gjymtyrë të kafshuara prej urisë së perëndimit.
E heshtur qëndron mbi supet e netëve të përgjumura.
Fytyra jote shënjtëruar që ndrit në altarin e nderit.
Ngado më përgjak kështjellën e mureve të rrëzuara.

Si fugë vërtitej bota ime e vogël, e egoizmit të pa fre.
Në botën tënde të madhe të ëndërrave të pafundëme.
Fshehur në pëjetësin e përbuzjes, mbetur nën mëshirë.
Si djall humnere jam zvarritur prej hijes së turpëshme.

Dhe një herë i'u riktheva atij kujtimi të largët.
Nën pickamën e akullt të një melodie trishtuese
.Mbi flokë, era frangmente kujtimesh më rrëzon.
Pendesa më ndjek e më djeg me flakë përvëluese.

Rizgjuar prej gjakut që përskuqi të brishtën bardhësi.
Mallkuar them qofsha që të paturpësisht të çnderova!
Në duart e drejtësisë, ku ëngjëlli yt të më gjykoi.
Brejtur ndërgjegjesh, për jetë në hirin tënd dau të rri.

Wednesday, July 9, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success