Besoni Tek Syte E Një Gruaje. Poem by skender iljaz braka

Besoni Tek Syte E Një Gruaje.

Besoni tek syte e një gruaje.

Besoni tek syte e një gruaje.
Përshkënditur mes flakëve përvëluese, shkëndijash janë.
Qëndrën e diellit mbajnë përherë pushtuar.
Gravitet i pamohueshem për forca te pa ekuilibruara.

Besojini syve të një gruaje,
kur shfaqen si sytë e qiellit me vetëtima.
Në ta është klithja e një nëne
dhe orgazma humbur nën psherëtima.

Syri i një gruaje është syri i detit,
që kapedanin e mirë kurre s'ka
per t'a tradhëtuar ditëve të rrëmetit..

Sytë e një gruaje, hon për butësinë e pafundëme.
Harrim, për dëshirat e shkurtëra mizore.
Dhimbje dhe rrënim për largimet e pakthyera.
Zjarrr varresh për perandori pasionesh të shfrenuara.

Sytë e një gruaje janë pentagrame,
për gjymtyrë dhe puthje të pangopura.
Vullkane në shpërthime pasionesh dashurie.
Luftëtar i orëve të para të nisjes,
të thirrura betejash për rritjen e një fëmije.

Sytë e një gruaje janë etje për shtegëtime.
Jehonë e pahumbur këmbanash
mbetur fluturim hapsirave të qelqëta.
Botë e pafundëme livadhesh të blerta.

Kur flasin mbi krahë të fortë dashurie.
Sytë e një gruaje bëhen më të këndëshëm
se ujët e burimeve malore.
Më pikëllues se netët e trishta hënore.

Besoni syve të një gruaje,
kur në orbita galaktikash enden pafundësish.
Ata tokës së zhuritur zbresin,
për t'i bërë stinët e ftohta, të lulëzuara.
Zërin të gjallë për ta mbajtur përjetësisht.

Wednesday, July 9, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success