At Gjergj Fishtës Poem by skender iljaz braka

At Gjergj Fishtës

E kristaltë si uji gurrë-malit, fjala jote At.
Mes njerëzish të mori udhë muza, frymëzimi.
Dhe për të vdekur me urti mësove bijtë e tu.
Shtigjesh të mprehta të ecin, ku merr udhë guximi.

Shpirtin drejt qiellit ta ngriti, 'Lahut e Malsis'.
Aromë e bjeshkëve dhe trifilit të porsaçelur.
Etja e zemrës për atdheun asnjëherë s'tu fashit.
E mbajte për të syrin, si dritë ylli të pa tretur.

Mbi kod të ndershmërisë mbështe ballin që të digjte,
tek sodisje rrëshqanitjen e kryqeve të varrosur.
Mbi kalbëzime, kur shkelte këmba jote dridhej.
Dhe për harresat qaje me sy të përlotur.

Qaje, për Shqipen dhe shkollimin e breznive.
Për bedenat e kështjellës sonë të fundosur.
Zamadh i mbete kombit si Tirteu i lashtësive.
Homer i tragjedive të një popullli të rreckosur.

Klithe at, në çdo skaj e gjithkunëd klithe,
për vetëdije dhe helmet e pafundë të kësaj bote.
Për kënetat dhe zullumet e gjithë mizorive
dhe gurët e pathërrmueshëm të k'saj toke.
Një mbrëje e kuptova….
Kokën ule e diç murmurite nëpër buzë.
Jetoje me mendimin se unë të tradhëtoja.
Ndër mënd se kisha shkuar kurrë e dashur.
Se pa dashurin time më tepër do të doja.

Një mbrëmje kur muzgu befi përmbi det.
I vetëm shkoja përgjat bregut këngëtar.
Pa ty gjithë bota më dukej aq e shkretë.
Dhe vetja më dukej si kërkushi, mëkatar.

Atij çasti e kuptova seç ish në thelb vetmia.
Se humbja të shkaktoka një hon kaq të errët..
Si yjet su shkërrmoqka nëpër duar mërzitia.
Mes dilemash dhe vet jeta tu bëka më e pjerr't.

Se ky breg ku ne u puthëm s'është i kot.
Atje ku vdesin dhe rilindin të gjitha dashurit.
Jetën duke thither përmes etjesh dhe nën lot.
Se u dashka ca vullnet për të thyer marrëzit

Wednesday, July 9, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success